TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Mars 2026, 11:55

U godit nga molotovët e PD, Rama viziton ish vilën e Enver Hoxhës

Shkruar nga Pamfleti
U godit nga molotovët e PD, Rama viziton ish vilën e Enver
Rama viziton ish vilën e Enver Hoxhës

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar “Vilën 31" (ish vila e Enver Hoxhës)ku një ditë më parë u hodhën bomba molotov dhe fishekzjarre nga protestuesit e PD, teksa në godinë ndodheshin disa artistë francezë.

Rama pa nga afër dëmet e shkaktuara nga protestuesit dhe bisedoi me artistët për rreth 20 minutash dhe më pas u largua.

Në këtë vilë që sot shërben si qendër kulture me emrin ArtExplora, strehohen artistë nga e gjithë bota.

Artistët alternohen çdo tre muaj. Në këtë periudhë janë të paktën 8 të tillë, nga 6 vende të ndryshme të botës, që banojnë e punojnë në këtë rezidencë. 

Në momentin e sulmit nga molotovët, i cili ishte edhe përmbyllja e protestës së PD, ndodheshin 7 artistë brenda godinës dhe 3 persona të tjerë, pjesë e stafit, të cilëve iu rrezikua seriozisht jeta. Artistët u terrorizuan, ndërsa vetë policia nuk e kishte parashikuar dot këtë skenar dhe nuk kishte marrë masa.

Ndërkohë kreu i PD, Sali Berisha foli nga selia blu mbi arsyet pse protestuesit opozitarë sulmuan me breshëri molotovësh ish-vilën e diktatorit Enver Hoxha.

Sipas Berishës qytetarët u mashtruan nga agjentë të infiltruar të policisë kriminale se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama.

“Qytetarë dhe qytetare, në marshim e sipër agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama. Dhe kjo ngjalli një revoltë të pakufishme dhe bëri ata që ata t’i përvishen asaj banese. E gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj ndërtesave. Por, Edi Rama nuk banonte aty miq. Edi Rama banonte tek vila e Mehmet Shehut. Prandaj Edi tani fut jo një agjent, por edhe 120 agjentë po të fusësh, nuk do mund të devijosh më. E dimë ku je, në Surrel ose tek vila e Mehmet Shehut. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.

rama viziton ish vilën e enver hoxhës

1 Komente

  1. T
    Tiranë

    Shtepine pinjollëve te Miladin Popoviĉit e do si fole "arti", ky kruvi Rama. Po edhe kurvi Salehu, aleati kryesor i kursvit, dhe te dy kurva e kryekurvit, edhe ai pas 30 viteve po djeg shtëpinë ku u brumos me ide bolshevike antishqiptare.

    Lini një Përgjigje