TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2026, 10:26

Berisha sulmon Irena Gjokën nga SPAK: Kriminele! Drejtësia vonon, por nuk harron

Shkruar nga Pamfleti
Berisha sulmon Irena Gjokën nga SPAK: Kriminele! Drejtësia vonon, por
Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të masës kundër tij për “detyrim paraqitjeje”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi sërish gjyqtaren Irena Gjoka.

“…armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, avokatit të Irena Gjokës, Elvis Doçit, Altin Hajrit dhe Kreshnik Farrukut, me paralajmërimin se drejtësia vonon por nuk harron dhe krimi antikushtetues do marrë ndëshkimet më të rënda. Ky ishte dokumenti që i lashë në SKAP. Përsëri ka vetëm një çështje, në shtetin e Irenës me 5 emra, ka vetëm krim në vazhdim.

E morët vesh se ILD njoftoi se do të hapë proces disiplinor, për masë disiplinore. Megjithë dokumentat që ajo është një kriminele e dënuar në gjykatat e FGreqisë, me gjithë dokumentacionin se ajo është një kriminele që ka mashtruar në formularët zyrtarë të Vettingut, dekriminalizimit dhe ILDKP-së. Të gjitha këto kundër nenit 6 të Kushtetutës, sipas të cilit, nuk mund të jenë punonjës në këto organe. Kështu Irena, mikesha e ngushtë, jo vetëm e Gys Agasit por edhe e Linda Ramës, është aty. Është një klub aty afër meje, dhe aty drekojnë e darkojnë rregullisht.“, tha Berisha.

sali berisha spak irena gjoka

Lini një Përgjigje