TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2026, 12:12

Rama-Begaj, takimi 40 minutësh për ndryshimet në Qeveri; kur pritet dekretimi nga Presidenti

Shkruar nga Pamfleti
Rama-Begaj, takimi 40 minutësh për ndryshimet në Qeveri; kur
Kryeministri Rama dhe Presidenti Begaj

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj kanë zhvilluar një takim në Pallatin e Brigadave, ku Kreu i Qeverisë, ka dorëzuar propozimet për ndryshimet në Kabinetin Qeveritar, që u bënë publike gjatë një mbledhjeje të Grupit Parlamentar socialist, të zhvilluar të enjten e javës së kaluar.

Takimi mes Ramës dhe Begajt ka zgjatur rreth 40 minuta, ndërsa Presidenca ka bërë publike detaje nga takimi.

Tashmë i takon Presidentit të Republikës që të shprehet me dekret për shkarkimin dhe emërimin e ministrave. Kreu i Qeverisë, vetëm 5 muaj pasi krijoi kabinetin qeveritar në mandatin e 4-t qeverisës, vendosi të ndryshojë 7 poste ministrore, duke përfshirë pozicionin e zv.Kryeministres, por edhe ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes.

Ndryshimet erdhën pasi Kushtetuesja la në fuqi pa një vendim, pezullimin nga detyrat qeveritare të Belinda Ballukut, e cila mbante postin e ministres së Infrastrukturës dhe zv.Kryeministres.

Ndryshimet që shkaktuan habi ishte largimi i Elisa Spiropalit dhe Piro Vëngut, megjithëse më herët Rama kishte dhënë sinjale që të dy ministrat mund të largoheshin nga Qeveria.

Referuar Kushtetutës, Presidenti Bajram Begaj ka në dispozicion 7 ditë për tu shprehur me dekrete për ndryshimet në kabinetin qeverisës. Më pas procesi vijon në Kuvend, aty ku dekretet e Presidentit votohen, ndërsa gjithçka përmbyllet me betimin e ministrave të rinj para Kreut të Shtetit. Nuk përjashtohet mundësia që para të enjtes, Presidenti të dekretojë ministrat e rinj, dhe më pas ato të miratohen në Kuvend, duke përmbyllur procedurat brenda kësaj jave.

Sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti në takim Kryeministrin, Sh. T. Z. Edi Rama. Kryeministri paraqiti në takim propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar. Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave”, thuhet në një njoftim zyrtar nga Presidenca.

Ndryshimet në Qeveri:

Belinda Balluku largohet nga detyra dhe zëvendësohet nga Enea Karakaçi, i cili merr postin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Albana Koçiu zëvendëson Belinda Ballukun në detyrën si zv/kryeministre.

Besfort Lamallari emërohet Ministër i Brendshëm, duke zëvendësuar Albana Koçiun.

Toni Gogu merr postin e Ministrit të Drejtësisë, duke zëvendësuar Besfort Lamallarin.

Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm, ndërsa nga detyra largohet Elisa Spiropali.

Ermal Nufi merr detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, duke zëvendësuar Pirro Vengun.

Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Toni Gogun.

rama begaj qeveria

Lini një Përgjigje