TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2026, 15:26

Kallëzoi në SPAK faljen e gjobave para 11 majit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Aulon Kalasë

Shkruar nga Pamfleti
Kallëzoi në SPAK faljen e gjobave para 11 majit, Gjykata e Lartë
Aulon Kalaja

Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e ish-kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, lidhur me kallëzimin penal ndaj Këshillit të Ministrave për vendimin e faljes së gjobave administrative vetëm dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

Kallëzimi origjinal i Kalasë ishte depozituar në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në maj 2025. Objekti i padisë ishte shfuqizimi i vendimit të Prokurorisë së Posaçme për mosfillimin e procedimit penal të datës 05.06.2025, si dhe detyrimi i SPAK-ut për të regjistruar procedimin penal dhe për të vijuar hetimet për faktet e kallëzuara.

Sipas Kalasë, ky vendim i qeverisë është marrë në kundërshtim me ligjin, pasi ndërhyrje të tilla fiskale nuk mund të bëhen brenda një periudhe të caktuar para zgjedhjeve, ai pretendon se ligji ndalon 4 muaj para votimeve. Ai ka argumentuar se ky veprim ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e zgjedhjeve, duke favorizuar qeverinë në pushtet.

Baza ligjore e pretendimeve të tij mbështetej kryesisht në Nenet 290 dhe 291 të Kodit të Procedurës Penale, që rregullojnë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e prokurorisë për mosfillimin e hetimeve. Megjithatë, pas rrëzimit të çështjes fillimisht nga SPAK, më pas nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, edhe Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit, duke konfirmuar që nuk ka elementë penalë për të nisur hetime.

 

kalaja 11 maji gjoba

2 Komente

  1. B
    BERISHA = TRITOL .

    Kurre me Berishizẽm Kujdes njerẽ!!

    1. C
      Ciu

      Jam dakord, por edhe me perversin hajdut Rama, kurre!

    Lini një Përgjigje