Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, kërkoi ndërhyrje nga Ministria e Ekonomisë për pensionistët që nuk përfituan nga skema e kompensimit të të ardhurave.
Gjatë fjalës në Kuvend, ai i bëri thirrje institucionit përgjegjës të shqyrtojë situatën dhe të gjejë një zgjidhje për kategoritë që mbetën jashtë skemës.
Braçe theksoi se trajtimi i këtyre rasteve do të korrigjonte një padrejtësi ndaj pensionistëve që nuk kanë marrë mbështetjen financiare të parashikuar.
Ai kërkoi që Ministria e Ekonomisë të vlerësojë mundësitë për përfshirjen e tyre në skemë ose për një mekanizëm alternativ kompensimi.
"Do doja t’i kërkoja ministrisë që të gjejë një zgjidhje për pensionistët që nuk kanë përfituar nga skema e kompensimit. Do ishte shumë mirë nëse do të ndodhte dhe do zgjidhte një padrejtësi,"-tha Braçe.
Kishin rrjedhur gje tubat e ujit nga lagja, apo e la braçja ate pune se nuk kishte shume vota e tani po merret me profesionistet...e dominose!