Për sa i përket sektorit të drejtësisë, vërejmë se parimi kryesor duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi të vitit 2016...
Ndryshe nga ambasada e SHBA, Bashkimi Europian i ka vënë “kufirin te thana” Edi Ramës lidhur me propozimin e tij për të ngritur një komision me qëllim forcimin e luftës antikorrupsion.
Amerikanët i dolën në krah, por prezenca e BE në vendin tonë kërkon që të bëhet kujdes. Sipas tyre, ata mbështesin çdo element që ka si synim të godasë korrupsionin, por kanë vënë disa vija të kuqe.
Sipas tyre, së pari nuk duhet të preket reforma në drejtësi e viti 2016. Po ashtu kërkohet më shumë transparencë dhe ta garantohet pavarësia e institucioneve.
“Delegacioni i BE-së mirëpret çdo nismë për të çuar më tej proceset e arritjeve të reformave të Shqipërisë për qeverisjen e mirë, shtetin e së drejtës dhe antikorrupsionin, duke u mbështetur te reformat dhe arritjet e mëparshme, si dhe në përputhje me parimin kushtetues të kontrollit dhe balancimit.
Ne theksojmë se është e rëndësishme të garantohet që kjo nismë do të zhvillohet në koherencë të plotë me gjetjet e raporteve të shqyrtimit analitik të legjislacionit (procesi screeening) dhe me angazhimet që ka marrë Shqipëria si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, si udhërrëfyesit për shtetin ligjor dhe administratën publike.
Për sa i përket sektorit të drejtësisë, vërejmë se parimi kryesor duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi të vitit 2016”, thekson prezenca e BE në Tiranë.
Sipas saj, është me rëndësi jetike që procesi i propozuar parlamentar të jetë i bazuar në prova, transparent, të gëzojë mbështetje të fortë ndërpartiake dhe të mbështetet në një konsultim gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara, përfshirë edhe shoqërinë civile.
“Në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, BE-ja po ofron ndërkaq asistencë të madhe për Shqipërinë në fushat e qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, si dhe është e gatshme të rrisë mbështetjen e vet, sipas rastit”, përfundon BE.
Teksa zgjedhjet po vinë, Rama doli më një projekt që synon eliminimin e korrupsionit. Ai kërkoi të ngrihet një komision parlamentar pozitë-opozitë që do të ndryshojë ligjet e reformë në drejtësi dhe do të rrisë më shumë kontrollin ndaj institucioneve kushtetuese. Por nisma ka dyshime se bëhet për të kapur drejtësinë dhe SPAK. Sinjalet janë se Rama-Berisha janë bërë bashkë për të zhbërë projektin e viti 2016. /Pamfleti
Lini një Përgjigje