
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka kërkuar një datë tjetër për të dëshmuar si person që ka dijeni lidhur me dosjen “Xibraka”, ku kërkoi rihapjen e çështjes.
Bardhi është thirrur të mërkurën e 15 majit, por përmes një shkrese ka vënë në dijeni SPAK se ka një axhendë të paracaktuar nga datat 14-24 maj jashtë vendit dhe kërkon të pyetet të hënën ose të martën (sot ose nesër) apo në një datë dhe orë tjetër pas 23 majit.
Mësohet se Gazment Bardhi, mesditën 15 majit do të udhëtojë drejt Berlinit, për shkak të një agjende të paracaktuar disa ditë më parë për takime me zyrtarë të lartë në Bundestag.
Pas takimeve në Berlin, Gazmend Bardhi do të shkojë drejt Londrës.
Lini një Përgjigje