TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2024, 07:44

1 milionë euro për spektaklin e Ramës në Greqi!

Shkruar nga Pamfleti
1 milionë euro për spektaklin e Ramës në Greqi!
Edi Rama në Athinë, 12 Maj 2023/ Foto nga Getty Images

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë, ku u prit nga diaspora shqiptare ishte në qendër të fjalimit të radhës së Sali Berishës nga dritarja e banesës, ku qëndron në arrest shtëpie.

Kreu i Rithmelimit e cilësoi një show vizitën e Ramës në Athinë, për të cilën u shpenzuan 1 milion euro vetëm për të shmangur vëmendjen nga skandalet dhe protestat.

“U bënë shpenzime kolosale, u kontraktuan çartera dhe u shpërndanë 200-300 litra naftë për person. U shpenzuan pothuajse 1 mln euro për shown e Edi Ramës me të cilin kërkonte që të mbulonte superskandalet?

Çdo shqiptar duhet të ndihet krenar me emigracionin tonë në Greqi, se nuk doli një vajzë nëne, nuk doli një bir nëne, se nuk doli një shqiptar, se nuk doli një shqiptare, një grek apo grek mik i tyre, të përshëndet Edi Ramën, por mbeti me përshëndetjen e Elisës së tij, Spiropali”, tha Berisha.

Më tej, ish-kryeministri u shpreh se Ramës iu ofrua një mikpritje minimale në Athinë gjë që tregoi dhe qëndrimin përbuzës të komunitetit shqiptar ndaj tij.

Ditën e djeshme Edi Rama “i fryu” nacionalizmave në Athinë.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nga pallati i sportit në Athinë nuk kurseu ironitë, por edhe sfidat ndaj Greqisë.

Rama tha se shqiptarët nuk janë më “shërbëtorët” e Greqisë, por të zotët e barabartë të kësaj shtëpie

“Jeni bërë shëmbëlltyra e krenarisë së atdheut tonë në këtë pjesë të Europës”, kështu e nisi fjalën e tij kryeministri Edi Rama përballë rreth 6000 emigrantëve shqiptarë në Greqi. Rama tha se shqiptarët nuk janë më “shërbëtorët” në Greqi, por të “zotët e barabartë të kësaj shtëpie”.

1 mln euro rama në athinë

Lini një Përgjigje