
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, gjatë një takimi me demokratët në qytetin e Kukësit, e quajti takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Athinë një koncert.
Ai shtoi më tej se Rama nuk ka bërë gjë tjetër për shqiptarët, veç se i ka përzënë ata nga Shqipëria.
“Rama shpopulloi vendin dhe shkon në Greqi me moton “Krenar për ju”. Ai nuk i ka bërë krenarë shqiptarët, por i detyroi të largohen. Edhe sot, atje në Athine nuk po u oforn asgjë veç një koncerti. Si mundet një qeveri t’i bëjë krenarë qytetarët e saj? Jo duke bërë koncerete, por duke u ofruar një ekonomi me të mirë, pensione më të mira, shkollim më të mirë, rroga më të mira, siptale më të mira. Këtë nuk e ka bërë Edi Rama, prandaj vendi është shpopulluar”, tha deputeti.
Bardhi, tha se të flasësh se si qeveris Edi Rama, është humbje kohe për faktin se këtë, më mirë se gjithkush, e dinë qytetarët të cilët vuajnë çdo ditë. Ai shtoi se demokratët duhet të bashkohen, në mënyrë që të bëjnë të mundur largimin e Ramës nga pushteti.
“Na duhet shumë më shumë punë se në vitin 2021. Edi Fama është pasuruar dhe ka më shumë para të pista se në vitin 2021, për të blerë zgjedhjet. Po është detyra jonë që ne të pasurohemi me mendjen dhe zemrën e qytetareve shqiptarë. Të fitojmë besimin e tyre për ta rikthyer Partinë Demokratike në pushtet, si e vetmja rrugë për zhvillimin e vendit”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje