TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2024, 18:49

“Rrënimi nis te shitja e votës”, Gjekmarkaj akuza mazhorancës nga Kukësi: Duan ta çojnë PD në zgjedhje me duar të lidhura!

Shkruar nga Pamfleti

“Rrënimi nis te shitja e votës”, Gjekmarkaj akuza

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, e nisi fjalën e tij nga takimi me demokratë në Kukës, duke u kërkuar ndjesë për trazimet e kohëve të fundit, duke ju referuar situatës në të cilën PD ka qenë prej disa kohësh.

Gjekmarkaj theksoi se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen dhe të mos e shesin më votë, pasi ky veprim sjell rrënimin e vendit. Ai shtoi se me arrestimin e ish kryeministri Sali Berisha, po bëhet një përpjekje për të dërguar në zgjedhje PD me “gojë të mbyllur e duar të lidhura”, por kjo sipas tij nuk do të ndodhë.

Faleminderit për gjithçka keni bërë për PD në këto vite dhe ndjesë për të gjitha trazimet që në politikanët e Tiranës ju kemi shkaktuar këto vite.

Duke ardhur rrugës në Rrugën e Kombit, më kujtohej që Rama e quante rruga që të çon asgjëkund sepse Kukësi e Kosova për të ishin asgjëkund. Një vepër e tillë është ajo që na kthen tek gjërat e mira që ka bërë PD që janë shumë, e për të cilat duhet të jemi krenar.

Themeluesi i pluralizmit dhe PD pa akuzë ndodhen në arrest që këtë vit elektoral, PD me ndihmën e disa gjykatave të shkojë me gojën mbyllur me duar e këmbë të lidhura në zgjedhje, por kjo nuk do të ndodhë. Çdo qytetar duhet të ndajnë mendjen të shesë votën apo të qëndroje. Rrënimi nis te shitja e votës”, tha ai.

gjekmarkaj

Lini një Përgjigje