
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një mesazh homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis, në mbyllje të fjalimit të tij gjatë takimit me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi.
Ai i ka kërkuar Kyriakos të bëjnë paqe pas disa muajsh përplasje që nisën si shkak i arrestimit të Fredi Belerit.
Rama i ka ngritur 'flamurin e bardhë' Mitsotakis në mes të Athinës dhe i tha 'Të rrojmë si vëllezër miku im, të mos bëhemi armiq!
“Po i lë një pusull mikut tim, i dashur në 1986 poeti ynë kombëtar Naim Frashëri shkruajti në Greqisht vjershën e tij, dëshira e vërtetë e shqiptarëve “
“Ne me sllavët e me grekët, me të gjithë fqinjët tanë,
Duam të rrojmë ngaherë me harmoni, si vëllezër,
Veç e drejta e secilit gjithënjë të respektohet”,.....shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë”, tha Rama.
E më këtë mesazh, ai zgjodhi që të mbyllte fjalimin e tij prej më shumë se 60 minutash.
Në më shumë se 60 minuta takim me emigrantët në Athinë, kreu i qeverisë shqiptare përcolli mesazhe të forta për Greqinë, por i shpalli edhe sfida.
Teksa takimin e tij, Athina zyrtare e quan si provokim pasi vjen në 1-vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, (12 maj 2023) Rama nguroi që t’u kthente përgjigje, ndonëse pa përmendur emra. Ai vuri theksin se Shqipëria është një vend i cili asnjëherë nuk i ka shkelur asnjë të drejtë anëtarëve të asnjë minoriteti.
“Asnjë rast një grek etnik në shqiptarinë e 10 viteve të fundit nuk ka pasur asnjë hall apo problem për shkak të kombësisë së tij, kurrë. Në asnjë rast grekëve etnik nuk i është mohuar e drejta e tyre e besimit, e gjuhës, e pronës, kurrë. Asnjëherë në asnjë rast, qytetarëve grek të Shqipërisë nuk i është mohuar e drejta e votës apo e zgjedhjes”, tha Rama.
Rama gjithashtu i kërkoi Greqisë shfuqizimin e ligjit të luftës, duke e konsideruar si një absurd, që duhet të gjendet një zgjidhje sa më shpejt./ Pamfleti
Lini një Përgjigje