Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur para emigrantëve shqiptarë në Athinë ka dhënë disa mesazhe të forta.
Ai ka kujtuar të gjitha sakrificat që emigrantët kanë bërë ndërsa tha se pas gjithë durimit dhe tha se Greqia u përket emigrantëve shqiptarë atje po aq sa u përket grekëve.
'Vendimmarësit e këtij vendi e kanë të plotë vetëdijen se Greqia ka nevojë për ju njësoj siç ju keni nevojë për Greqinë, shqiptarët e Greqisë janë bërë të pazëvendësueshëm, kush kundërvihet kësaj të vërtete i bie me kokë pasqyrës sheh vetëm veten, miqtë e mi kufijtë mes vendeve tona kanë qenë gjithmonë politikë, që elita të caktuara i kanë vënë për qëllime herë për të ushqyer delirin e madhështisë, herë duke ndalur me dhunë, herë duke ushqyer urrejtje, probleme të jashtme, por asnjëherë duke llogaritur dëme dhe shanse të humbura nga ndarja e popujve të rritur si dy fëmijët të rritur pranë e pranë.
Kufijtë politikë mes dy popujve tanë nuk kanë qenë shpirtërorë, sepse asnjë ndarje artificiale nuk e zhbën dot një të vërtetë të madhe të rëndë historike e cila është e shënjuar në kujtesën tonë të përbashkët kolektive dhjetëra shekuj, është plazuar shumë më parë se sa të lindin shtetet tona.', tha Rama.
Lini një Përgjigje