TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2024, 12:23

Rama ftesë grekëve nga Athina: Ejani investoni në Shqipëri, taksat janë të ulëta

Shkruar nga Pamfleti

Rama ftesë grekëve nga Athina: Ejani investoni në Shqipëri,

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga takimi me emigrantët shqiptarë një Greqi, njoftoi se do të ngrihet një dhomë tregtie shqiptaro-greke.

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se grekët kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë të mirëseardhur në Shqipëri, për vizitë, jetuar apo edhe punuar.

Madje, ai i bëri ftesë shtetasve grekë që të vijnë në Shqipëri për të hapur bizneset e tyre pasi taksat janë më të ulëta në krahasim me Greqinë.

"Duket sikur mes Shqipërisë dhe Greqisë ka pasur probleme të përjetshme. Ndërkohë jeta e përditshme jashtë kafenesë së zhurmmshme të interesave afatshkurta të politikës dhe përtej pasqyrave verbuese mediatike vazhdon normale, aktive dhe produktive. Greqia rendiet e treta në listën e partnerëve tregtarë të Shqipërisë. Falë anagzhimit të operatorëve ekonomikë jemi në hapat e fundit të krijimit të dhomës së parë shqiptaro-greke të tregtisë dhe industrisë me seli në Athinë. Pritet miratimi i qeverisë greke për të hapur qendrën e kulturës shqiptare, për të cilën qeveria jonë ka lëvruar dhe fondet përkatëse. Numri i udhëtarëve që lëvizin drejt të dyja vendeve është dhjetëfishuar.

Shqiptarët janë prej kohësh të dashuruar me brigjet e Greqisë, por dhe anasajelltas. Gjithnjë e më shumë grekë po zbulojnë Shqipërinë turistike. Grekët kanë qenë janë dhe do të jenë gjithnjë të mirëseardhur në Shqipëri. Jo vetëm për pushime, por edhe për të punuar, hapur dyqane dhe për të përfituar nga një regjim taksash shumë më i ulët sa këtu në Greqi. Shqipëria i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani që vjen të protestojë atje dhe vjen humb zgjedhjet këtu", tha Rama.

Lini një Përgjigje