Kryebashkiaku i zgjedhur i Hiramës ka komentuar vizitën e Ramës në Athinë.
Ai akuzon kryeministrin se dëshiron të provokojë me takimin që po zhvillon me emigrantët në stadiumin ‘Galatsi’.
“Zgjedhja e ditës së sotme për vizitën e kryeministrit shqiptar në Athinë nuk është e rastësishme”, tha Beleri në mesazhin e tij nga burgu i Fierit.
Ai shprehet gjithashtu se sot bëhet plot një vit nga arrestimi i tij. Sipas Belerit, Rama zgjodhi këtë ditë pasi e ka shqetësuar kandidimi i tij për eurodeputet i Partisë 'Demokracia e re' të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.
“Ai dëshiron të provokojë Greqinë, të bëjë një shfaqje force brenda Shqipërisë dhe të ulë moralin e grekëve në rajon. Ai nuk do t'ia dalë. Askush nuk mund të luajë me krenarinë dhe dinjitetin e helenizmit”, përfundon mesazhin e tij Fredi Beleri.
Lini një Përgjigje