TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2024, 10:27

Takimi me emigrantët, Rama mbërrin në Athinë me gruan, ministrat dhe Noizy-n (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti
Takimi me emigrantët, Rama mbërrin në Athinë me gruan,
Kryeministri Edi Rama në Athinë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë ku do të zhvillojë këtë të diel turin e takimeve me Diasporën.

Rama ka mbërritur në Athinë i shoqëruar nga afërsisht 150 persona, bashkëshorte Lindën, reperin e klubeve Noizy, ministrat e deputetë dhe 50 gazetarë.

Vizita e kreut të qeverisë shqiptare vjen në kuadër të procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe ka në fokus forcimin e lidhjeve me bashkëatdhetarët.

Para takimit me shqiptarët këtë të diel në Athinë, media greke “Kathimerini” ka publikuar një intervistë të shkurtër me kryeministrin Edi Rama, i cili ndër të tjera komenton marrëdhëniet me homolun e tij grek.

“Kyriakos është kryeministri i Greqisë, është një mik që e respektoj shumë”, shprehet Edi Rama. Ai pohon gjithashtu se është kryeministri grek që, më shumë se çdo paraardhës i tij, me të cilin ka punuar, është vërtet i interesuar për forcimin e marrëdhënieve greko-shqiptare.

Rama ka deklaruar gjithashtu se plani për fjalimin e tij në Athinë nuk përfshin asgjë për rastin e Fredi Belerit.

“Duam ta bëjmë drejtësinë të pavarur nga pushteti politik për herë të parë që kur Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane”, thekson kryeministri shqiptar.

Takimi me emigrantët, Rama mbërrin në Athinë me gruan,Takimi me emigrantët, Rama mbërrin në Athinë me gruan,Takimi me emigrantët, Rama mbërrin në Athinë me gruan,Takimi me emigrantët, Rama mbërrin në Athinë me gruan,Takimi me emigrantët, Rama mbërrin në Athinë me gruan,

 

rama noizy

Lini një Përgjigje