Emigrantët shqiptarë në Athinë kanë dalë në protestë kundër kryeministrit Edi Rama i cili do të mbajë një takim ditën e sotme në kryeqytetin grek në stadiumin Galatsi në sallën “Christmas Theater”.
Me disa pankarta në duar ku shkruhet “NARKOREGJIM!” dhe “Mos i bëj bagëti emigrantët”, ata i kërkojnë Ramës që të mos i përdorë emigrantët si mish për top sa herë i duhet të bëjë show për fushatë elektorale.

Në këtë vizitë, Rama shoqërohet nga rreth 100 bashkëpuntorë të tij ministra e kryebashkiakë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, rreth dy mijë persona janë nisur nga Shqipëria për të mbushur sallën.

Në të njëjtën kohë, videot e transmetuara nga mediat e vendit fqinj tregojnë autobusë me shqiptarë nga fshatrat si Bilishti që kalojnë kufirin e Kristallopigisë për të marrë pjesë në fjalimin e Ramës në Galatsi.
Këto persona janë rekrutuar nga Edi Rama për të siguruar mbushjen e Teatrit të Krishtlindjeve, ku do të flasë me bashkatdhetarët e tij, mëngjesin e sotëm.
Sipas vlerësimeve të transmetuara nga sektori organizativ i partisë, nga Shqipëria pritet të udhëtojnë rreth 2000 persona për fjalimin.

Takimi do të nisë me performancat e këngëtarëve Era Rusi, Ylli Baka, Noizy.
Sipas mediave pro qeverisë Rama, salla duhet të mbushet plot me 5000-7000 shqiptarë që do të ndjekin fjalimin.
Për sigurinë e aktivitetit të Kryeministrit shqiptar, autoritetet greke kanë agazhuar 1 mijë forca policore.

Pas Athinës, Rama do të jetë në Milano, Londër dhe Duseldorf për t’u takuar me shqiptarët që jetojnë në Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.
Lini një Përgjigje