TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2024, 08:46

Takimi në Athinë, Rama "provokon" Mitsotakis: Mik, që e respektoj shumë

Shkruar nga Pamfleti

Takimi në Athinë, Rama "provokon" Mitsotakis: Mik, që e

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë, ku do të mbajë një fjalim në Galatsi.

Pak para nisjes së takimit, Rama u shpreh për median greke “Kathimerini” se “Mitsotakis është një mik që e respektoj shumë”.

Ai pohon gjithashtu se është kryeministri grek që, më shumë se çdo paraardhës i tij, me të cilin ka punuar, është vërtet i interesuar për forcimin e marrëdhënieve greko-shqiptare.

Rama ka deklaruar gjithashtu se plani për fjalimin e tij në Athinë nuk ka lidhje me rastin e Fredi Belerit.

“Duam ta bëjmë drejtësinë të pavarur nga pushteti politik për herë të parë që kur Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane”, tha Rama.

Kryeministri nis sot nga Athina turin e takimeve me diasporën shqiptare.

Fjalimi i tij do të mbahet rreth orës 11:00, por kryeministri i Shqipërisë gjatë ditës do të ketë edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, ndërsa pritet të shpërndajë broshura për marrëdhëniet dypalëshe.

Lini një Përgjigje