Ka nisur takimi me emigrantët shqiptarë në Athinë i kryeminstrin Edi Rama. Stadiumi Galatsi është veshur me kuq e zi.
Kryeministri Rama falënderoi shqiptarët për pritjen e tyre.
Në fjalën hapse ai tha se në Athinë ka ardhur të çmallet me shqiptarët dhe jo të takojë pronarët e tyre të dikurshëm.
“Jeni bërë shëmbëlltyra e krenarisë së atdheut tonë në këtë pjesë të Europës”, u tha Rama shqiptarëve që tani ata nuk janë më “shërbëtorë” në Greqi, por të “zotët e barabartë të kësaj shtëpie”.
'Mirë se ju gjej gjej në shtëpinë tuaj të dytë dhe Greqinë fqinje, faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse në këtë strehë kaq të madhe që ju e bini të duket kaq të vogël, më emocionon , enzuziami juaj më përul, mbi të gjitha jeta dhe vepra juaj më mbushin me frymëzim shqiptarinë dhe me shumë krenari për ju njerëz të jashtëzakonshëm nga të katër anët e Shqiptarisë që jeni bërë shëmbëlltyrë e jashtëzakonshme e krenarisë së atdheut tonë në këtë pjesë të Evropës.
Disa këtu në Greqi u çuditen, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha që nëse unë nuk duhej të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi ata do kuptojnë që unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm. Por të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie.', tha Rama.
Me këtë takim nis turi i kryeministri Edi Rama me diasporën shqiptare. Ky takim nga Greqia është konsideruar si provokim, për shkak se mbahet në 12 maj, në 1-vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit. Pas Athinës, Rama do të jetë në Milano, Londër dhe Duseldorf për t’u takuar me shqiptarët atje.
Lini një Përgjigje