TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2024, 12:44

Rama ironizon Mitsotakis: Vjen proteston në Shqipëri dhe humb zgjedhjet në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Rama ironizon Mitsotakis: Vjen proteston në Shqipëri dhe humb

Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar kreun e qeverisë greke Mitsotakis.

Gjatë fjalës së tij nga pallati i sportit në Athinë, nuk ka kursyer ‘thumbat’ për kryeministrin grek, teksa u shpreh se Shqipëria jo vetëm që nuk i krijon asnjë telash grekëve por madje iu krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar që vjen të protestojë në Shqipëri por humb zgjedhjet në Greqi.

“Duket sikur mes Shqipërisë dhe Greqisë ka pasur vetëm probleme, por jeta jashtë kafenesë së zhurmshme vazhdon normalisht, aktive dhe produktive. Eksportet shqiptare në Greqi janë rritur me 1,4% krahasuar me një vit më parë. Shqiptarët janë prej kohës të dashuruar me brigjet e magjisë së Greqisë, por anasjelltas gjithmonë e më shumë grekë po eksplorojnë Shqipërinë, ku ndjehen si në shtëpinë e tyre të dytë. Grekët do të jenë të mirëseardhur në Shqipëri, jo vetëm për të pushuar, por edhe për të punuar, hapur dyqane, e kompanie, për të përfituar nga një regjim taksash shumë më i ulët sesa ky në Greqi. Madje, Shqipëria është kaq mikpritëse për grekët sa nuk i krijon asnjë telash, përkundrazi i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grekë që vjen të protestojë atje dhe vjen humb zgjedhjet këtu. Bujrum”, u shpreh kryeministri nga Athina.

Lini një Përgjigje