TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2024, 12:35

Çështja “Beleri”, Rama mesazh Greqisë: Asnjë grek në Shqipëri s’ka probleme për shkak të origjinës!

Shkruar nga Pamfleti
Çështja “Beleri”, Rama mesazh Greqisë: Asnjë
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në Athinë i ka dhënë një mesazh qeverisë së Greqisë. Para komunitetit shqiptar në Athinë, Rama tha se minoritetit grek në Greqi nuk i është mohuar asnjëherë e drejta e besimit, pronës dhe gjuhës.

Ai theksoi se Shqipëria e sheh Greqinë si një partner strategjik dhe tha se dy vendet duhet t’u bëjnë ballë bashkë sfidave të kohës.


“Grekët e Shqipërisë kanë halle, problem, ne duhet dhe do të bëjmë ende më shumë për ta, por e vërteta e madhe jashtë fushës së vogël të lojërave politike, me topin katror ballkanik është se asnjë hall dhe asnjë problem i tyri nuk është i ndryshëm nga hallet e qytetarëve shqiptarë. Në një vend si i yni që përparon çdo ditë, por ku plagët e trashëgimisë politike janë ende jo plotësisht të mbyllura.

Grekëve etnikë nuk iu është mohuar e drejta e besimit, e gjuhës, e pronës. Kurrë, asnjëherë, në asnjë rast qytetarëve grekë të Shqiëprisë nuk u është mohuar nga shteti shqiptar e drejta e votës për shkak të origjinë së tyre etnike. Nëse flasim për pronat, këtu jeni përfaqësia komnbëtare e Shqipërisë, nga Tropoja në Konispol, nga Shkodra në Korçë, nga Dibra në Durrës. Kush nga ju që ka një shtëpi apo një tokë në ato zona ku ende nuk është bërë shpërndarja e titujve të pronësisë, mund të thotë të kundërtën që ky ëhstë një problem i Shqipërisë dhe nuk është një problem vetëm për grekët e Shqipërisë. Shqipëria e sheh Greqinë si një partner të natyrshëm strategjik qoftë për çështjet për t’u zgjidhur mes nesh, qoftë sfidat e mëdha të kësaj epoke të re mundësish dhe kërcënimesh për Ballkanin dhe Europën demokratike, ne e shohim si mundësi për t’u afruar më shumë, për t’u projektuar bashkarisht në të ardhmen, duke forcuar lidhjet me njëri-tjetrin. Ne besojmë se kompleksiteti i marrëdhënieve tona në këto kohë sfidash lokale dhe globale nuk mund të jetë një shtysë për tu mbytur në një lumë uji”, tha Rama.

edi rama mesazh greqisë

Lini një Përgjigje