TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2024, 13:18

Rama nga Greqia: T'i zgjidhim çështjet si europianë largpamës, jo t'i zvarrisim si ballkanas sylesh

Shkruar nga Pamfleti

Rama nga Greqia: T'i zgjidhim çështjet si europianë

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që dy vendet të zgjidhin çështjet si vende europiane. 

Gjatë fjalës së tij nga takimi me emigrantët shqiptarë në Athinë, Rama u shpreh se mosmarrëveshjet mes Shqipërisë dhe Greqisë do të zgjidhen si qytetarë largpamës evropianë e jo si ballkanas sylesh.

Teksa e ka krahasur me opozitën në vendin tonë, Rama ka sulmuar duke thënë se opozita bën të njëjtën gjë dhe se iu mungon komunikimi.

“Në këto vite unë dhe qeveria jonë jemi përpjekur që ky absurditet të largohet nga ne. Jemi munduar që të largohet me dialog, me mirëkuptim.

Te kryeministri i Greqisë kam gjetur bashkëbiseduesin më të hapur të këtyre 10 viteve. Në Shqipëri ne kemi një opozitë ekzakt që bën të njëjtën gjë si jo në Greqi. Kur kanë ndërmend të përmendin Shqipërinë do i ndihmonte edhe një komunikim i drejtpërdrejtë.

Duhet t’i i zgjidhim mosmarrëveshjet si evropianë largpamës e jo si ballkanas sylesh. Më vjen vërtet keq që këto ngrica ciklike janë penguar të mos duket progresi në disa drejtime më rendësi”, tha Rama.

Lini një Përgjigje