TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2024, 13:35

Rama emocionohet pas takimit me shqiptarët në Athinë, përqafon bashkëshorten

Shkruar nga Pamfleti

Rama emocionohet pas takimit me shqiptarët në Athinë,

Mbyllet takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë. Kryeministri ka falenderuar të pranishmit në takim, duke u ulur në gjunjë para tyre.

Menjëherë pas përfundimit të fjalës së tij, drejt Ramës ka shkuar bashkëshortja Linda, e cila e përqafoi dhe e duartrokiti.

Rama bëri me dije gjatë takimit se kanë nisur negociatat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë, teksa tha se me qeverinë aktuale greke mund të bashkëpunohet mirë.

Takimi nisi me performancën e këngëtarëve shqiptarë Era Rusi dhe Noizy, për të vijuar më pas me fjalën e besnikëve të tij si: Romina Kuka, Blendi Klosi, Majlinda Dhuka dhe Elisa Spiropalit. 

Lini një Përgjigje