TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2024, 21:42

Gjergj Zefi: Në llogore nuk ka ateistë!

Shkruar nga Pamfleti

Gjergj Zefi: Në llogore nuk ka ateistë!

Të gjithë maskarenjtë bëhen nacionalistë në fund.

Kryefjala e ditës së sotme ishte takimi i kryeministrit Rama me shqiptarët në Athinë. Ajo që ra më së shumti në sy, ishte fakti se krejt papritur, si rrufe në qiell të hapur, lideri “model perëndimor” u kthye në Ballkanik.

Me nota të larta nacionalizmi, Rama mbajti një fjalim të gjatë para shqiptarëve të mbledhur në stadiumin Galatsi në Athinë, ku ceku çështje për të cilat në 11 vite si kryeministër, rrallë ose aspak i ka përmendur.

Njeriu i cili detyroi me mijëra shqiptarë të largoheshin nga vendi i tyre dhe që nuk pranoi kurrë se po ndiqte politika të gabuara ndaj popullit të tij, sot u ul në gjunjë përpara atyre që kishte përzënë.

Por përse ky ndryshim?

Çfarë e bëri Ramën që krejt papritur "t’i hidhet në qafë" nacionalizmit ekstrem?  

I gjithë ky teatër duket se fsheh një mesazh të qartë, Rama ka nuhatur fundin e tij politik! Kjo pasi në gjithë botën, liderët që e mendonin veten të “pavdekshëm”, kthehen në patriotë kur ndjejnë fundin.

Siç shkruan edhe Editori i “Pamfletit”, Gjergj Zefi, në një postim në rrjetin e tij social “Facebook”; “të gjithë maskarenjtë bëhen nacionalistë në fund”.

Duke komentuar takimin e sotëm të Ramës në Athinë, Zefi theksoi se, fjalimet e fundit, nga Ramiz Alia te Berisha e Meta, kanë pasur nota patriotizmi ekstrem, ndërsa sot ishte radha e Ramës.

Në llogore nuk ka ateistë...

Edhe ateisti më i madh, para se ti dalë shpirti, i lutet Zotit!

Të gjithë maskarenjtë bëhen nacionalistë në fund.

Fjalimet e fundit kanë nota patriotizmi ekstrem. Kështu ndodhi me Ramiz Alinë, Sali Berishën, Ilir Metën...

Kështu po ndodh edhe me Edi Ramën...!”, shkruan Gjergj Zefi.

rama zefi

Lini një Përgjigje