
Ministri grek Makis Voridis ka komentuar takimin e kryeministrit Rama në Athinë, ditën e djeshme në stadiumin ‘Galatsi’.
Në një intervistë të dhënë mëngjesin e sotëm ai tha se vizita e Ramës në Athinë ishte e panevojshme dhe e pakuptimtë. Ai shton se “nuk e kupton se çfarë donte të tregonte Rama me këtë takim”.
“Nuk e di se çfarë donte të bënte Edi Rama, ishte një fjalim, një vit nga burgu i Belerit, por nuk e di nëse ishte diçka simbolike apo thjesht ndodhi. Vizita ishte e panevojshme, pa asnjë kuptim”, tha ministri.
Ndërsa lidhur me takimin e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Ankara, ministri shprehet se ky takim mund të sjellë rezultate pozitive në marrëdhëniet mes ty vendeve.
“Tajip Erdogan nuk ka ndryshuar, ai sapo është tërhequr zvarrë në një proces dialogu. Sa i përket vizitës së kryeministrit në Turqi, bëhet fjalë për një veprim shumëplanësh që mund të lehtësojë dhe të sjellë rezultate në marrëdhëniet mes dy vendeve. Kryeministri do të ngrejë me Presidentin e Turqisë çështjet si të Hagia Sofisë ashtu edhe të Manastirit të vendit”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje