TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2024, 13:40

Nga Balla te Rrumbullaku, Salianji propozon kalendarin e thirrjes së dëshmitarëve në komisionin Hetimor të TIMS

Shkruar nga Pamfleti
Nga Balla te Rrumbullaku, Salianji propozon kalendarin e thirrjes së
Kreu i Komisionit Hetimor të TIMS, Ervin Salianji

Kreu i Komisionit Hetimor të TIMS, Ervin Salianji ka propozuar kalendarin e thirrjes së dëshmitarëve në komisionin Hetimor të TIMS.

'Propozoj që në datën 15.05.2024  të mërkurën komisioni të thërrasë ministrin e Brendshëm, Taulant Ballën, në orën 18;00 të thërritet komisioneri për mbrojtjen e informacionit, Besnik Dervishin, në datë 17.05.2024 ora 11:00 drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ish drejtorin e IT në policinë e shtetit Ervin Muça, Ardi Veliu. Saimir Boshnjaku, Zef Laska, Neritan Nallbati, Dorian Tola, Flora Hyseni.', tha Salianji.

Propozimi:

Datë 15.05.2024, ora 17:00

Ministri i Brendshëm, Z. Taulant Balla
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Z. Besnik Dervishi
Datë 17.05.2024, ora 11:00

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Muhamet Rrumbullaku
Ish Drejtor i Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, Z. Ervin Muça
Drejtor i Sistemeve të Policisë në Policinë e Shtetit, Z. Enri Ndoni
Datë 27.05.2024, ora 17:00


Ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit, Z. Ardit Muço
Ish-Drejtor i Agjencisë Mbikqyrjes Policore, Z. Ardi Veliu
Datë 29.05.2024, ora 17:00

Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Z. Florian Sulejmani
Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Z. Saimir Boshnjaku
Drejtor i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Z. Zef Laska
Datë 31.05.2024, ora 11:00

Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Z. Neritan Nallbati
Ish Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Z. Dorian Tola
Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, znj. Vlora Hyseni
Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit, znj. Ervina Gjana
Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit, Z. Besjan Tanuzi

Pas më shumë se 4 orësh debatesh, Komisioni hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi  TIMS, javën e kaluar miratoi me votat e të dyja palëve planin e hetimit, të propozuar ekspertja e Partisë Socialiste Vjosa Bodo.

Debatet nisën që në fillim të mbledhjes, pas kërkesës së ekspertëve socialistë për ta shtyrë vendimmarrjen me disa ditë, deri në gjetjen e një dakordësie për një  plan të përbashkët.

Gjatë 4 orëve diskutime, mazhoranca akuzoi opozitën se po përdorin ekspertët për qëllime politike duke mos i lënë ata të bëjnë punën në mënyrë të pavarur

Puna në komisionin hetimor të TIMS do të vazhdojë sipas një plani të propozuar nga Partia Socialiste. Pas më shumë se 4 orësh debate, u miratua plani i propozuar prej tyre, ndërsa në listën e dëshmitarëve që do të thirren nuk janë kryeministri Rama dhe ish-ministri i brendshëm Bledi Çuçi, siç kërkonte më herët opozita.

salianji

Lini një Përgjigje