Si po i marrin në qafë të ardhurit e Bathores dhe tropojanët e Saliut, pa e ditur të shkretët që vetëm po faktorizojnë gjithnjë e më shumë Lali Erin...
Arben Tafaj, një biznesmen mishi dhe ndërtimesh, që drejton shoqatën “Tirana”, ka disa vite që organizon një aktivitet që quhet “Sofra Tiranase”. Një koncert i madh ‘gala’, ku më shumë se muzikë e valle, tenton një lobim për të mbajtur komunitetin tiranas të bashkuar në shoqatë. Shoqatë, e cila promovon tradita dhe vlera.
Tafaj, përveçse një sipërmarrës e aktivist është një politikan me përvojë tashmë. Pasi ka qenë një nga politikanët e Partisë Republikane, që drejtoi për disa vite njësinë 8 në Tiranë, atëherë kur krerët e minibashkive zgjidheshin direkt.
Më pas hyri edhe në garë për bashkinë e Tiranës dhe në vitin 2015, ju bashkua partisë Agrare, por gjithmonë ka qëndruar në rrezen e së djathtës.
Gjithsesi Shoqata “Tirana” ka tentuar të jetë një organizim gjithëpërfshirës dhe pa hyrë në politikën e ngushtë.
Këtë vit, siç shihet edhe në biletat e shpërdara për tu shitur, sponsori kryesor i “Sofrës Tiranase” ka qenë Bashkia e Tiranës. E cila prej vitesh tashmë mbështet mjaft projekte artistike dhe të traditës në kryeqytet.

Në këtë aktivitet, “yjet” e mbrëmjes kanë qenë Belind Këlliçi e Jorida Tabaku, të cilët e kanë mbështetur narracionin e tyre politik, në të ‘qënit tirons’.
Madje Këlliçi e thotë shpesh në sulmet e tij politike ndaj Lalit se ai nuk është nga Tirona. Por ironia e kësaj fabule është se Këlliçi shkon pikërisht në një aktivitet që e mbështet dhe sponsorizon Lali Eri.
Jo se ka ndonjë problem që bashkia përfshihet në një mbështetje të tillë për shoqatat e traditës, pasi në thelb edhe i takon. Por shkon kundër atij koncepti që Këlliçi kërkon të ndajë e të shesë si një ndasi e palogjikshme.
Në një kohë që është lidhur me një sulm frontal ndaj bashkisë së Tiranës, ku ata që dalin nuk bëhen kurrë 200 vetë.
E pjesë e kësaj shfaqe nuk janë asnjë prej demokratëve të Tiranës, të cilët, sidomos në zemrën e saj, janë përfituesit e një aktiviteti ekonomik që ka të bëjë me vlerën e pronës.
Belind Këlliçi, apo të tjerë vegla të Sali Berishës, do të duheshin të sillnin një alternativë ndryshe për të drejtuar kryeqytetin nga këndi i identitetit që i përkasin. Por jo të japin shfaqje që rrëzojnë qytetarinë Tiranase.

Asnjëherë partia e Belindit apo Joridës nuk e ka mbështetur Sofrën Tiranase, madje kjo e fundit është përplasur me Ben Tafajn çdo herë që ka pasur zgjedhje se e ka pasur një konkurent brenda së djathtës në njësinë 8.
Por që tani hargalisen si pa problem, në prezencë edhe të deputetëve socialistë në Sofrën Tiranase. Shumë mirë, por si ka mundësi që më pas bëjnë furnizimin dhe transportimin e molotovëve për të goditur bashkinë? Çfarë hipokrizie! Këta marrin në qafë të ardhurit e Bathores dhe tropojanët e Saliut, pa e ditur që vetëm po faktorizojnë gjithnjë e më shumë politikisht Lali Erin/Pamfleti
Lini një Përgjigje