
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një bashkimi me Berishën.
Edhe pse tha se mundësia e një aleance me Berishën brenda një federate opozitare nuk mund të vijë si një bashkëpunim mekanik, ai nuk e përjashtoi në mënyrë kategorike.
Ai theksoi se nuk ka asgjë personale me askënd, teksa parashtroi disa kritere të cilat sipas tij duhet të përmbushen në mënyrë që të ketë bashkëpunim.
Basha tha se listat e hapura, Reforma Zgjedhore, vota e diasporës, shteti i së drejtës, por edhe partneriteti me aleatët perëndimorë janë shtyllat e para ku bashkohen interesat e aleatëve të PD.
“Aleanca nuk mund të jetë bashkëpunim mekanik. Nuk kemi asgjë personale me askënd, por kemi këto kritere. Reforma Zgjedhore, listat e hapura, këto i duan shqiptarët. Shumica e shqiptarëve do listat e hapura. Votimin elektronik, vota e diasporës janë shtyllat e para ku bashkohen interesat e aleatëve tanë. Interesi i dytë është shteti i të drejtës dhe më pas partneriteti me aleatët tanë perëndimorë”, tha ai.
Lini një Përgjigje