TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Mars 2024, 16:59

“Basha një limon i shtrydhur”, Ndoka: Të rikthehen koalicionet parazgjedhore

Shkruar nga Pamfleti

“Basha një limon i shtrydhur”, Ndoka: Të rikthehen

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka kërkon që të rikthehen koalicionet parazgjedhore, në kuadër të Reformës Zgjedhore. Megjithatë Ndoka shprehet skeptik sa i takon vullnetit të Kryeministrit Edi Rama për dakordësi me opozitën.

Sipas tij ndërhyrjet në Kushtetutë janë bërë duke shfrytëzuar grupin e Lulzim Bashës.

“Të cilët për fatin e keq kur bëhet me një ndërhyrje arrogante në Kushtetutën e Shqipërisë, me një pakicë deputetësh të urdhëruar nga Lulzim Basha për Edi Ramën, disa mbetje që mbetën në Parlament dhe ai i shfrytëzoi duke prishur të gjitha rregullat e lojës”, tha Ndoka.

“Bashën e shtrydhi Edi Rama. Thjesht e la në agoninë e tij, në gjumin e tij të thellë politik.

Sistemi i drejtësisë duhet ta çlirojë Berishën, liderin e opozitës nga arresti politik dhe të rikthejnë logon e partisë më të madhe të opozitës”, tha Ndoka në RTSH.

Ndoka tha se vlerëson nismat e grupit parlamentar demokrat në Kuvend sikundër takimet në terren, produkti i të cilave sipas tij kulmoi me protestën e 20 shkurtit.

nard ndoka lulzim basha

Lini një Përgjigje