
Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha Jamarbër Malltezi ka reaguar lidhur me mbylljen e hetimeve nga SPAK për koncesionin e sterilizimit.
Teksa ndodhet nën masën “arrest shtëpie” pas akuzave për çështjen e pronave të ish-kompleksit Partizani, Malltezi shkruan se “vidhen 100 milionë euro dhe akuzohesh për shpërdorim detyre, ndërsa po t'u kthesh pronën pronarëve dyshohesh për korrupsion”. Ai ironizon teksa shprehet se kjo është drejtësia e qeverisë Rama.
“Të vidhen 100 milionë € para publike për sterilizimet, dyshohesh për shpërdorim detyre. Por po t’i kthehet toka pronarëve legjitimë pas 65 vitesh vjedhje nga shteti, dyshohesh për korrupsion. Dreqtësia sipas Edi Ramës”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Kujtojmë se SPAK ka çuar për gjykim ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zëvendësin e tij, Klodian Rjepaj dhe personat e tjerë të akuzuar.
Lini një Përgjigje