TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2024, 20:21

“Po s’i kapëm për zverku, nuk ikin kurrë”, Berisha: Rama dhe vëllai i tij pranuan autorësinë e krimit të madh të Xibrakës!

Shkruar nga Pamfleti

“Po s’i kapëm për zverku, nuk ikin kurrë”,

Ish kryeministri, Sali Berisha nga dritarja e banesës ku po vuan masën “arrest shtëpie”, foli për akuzat ndaj vëllait të Ramës për çështjen e ‘Xibrakës’.

Berisha u shpreh se Rama dhe vëllai i tij pranuan autorësinë e krimit të madh të Xibrakës. Më tej ai shtoi se e kanë Shqipërinë çifligun e baballarëve të tyre dhe po nuk i kapën për zverku, nuk ikin kurrë.

Mbrëmë për herë të parë, Edi Rama dhe Olsi Rama pranuan autorësinë e krimit të madh të Xibrakës. Ata deklaruan në studio me një fletërrufe se Olsi vërtet është shoqëruar me ndonjërin prej tyre, vërtet ka udhëtuar me makinën e tyre, por nuk ka lidhje me ta, paçka se Olsi bënte mbledhje në apartamentet e fshehta të grupit.Paçka se Olsi ishte mburojë e grupit. Paçka se Olsi ishte një me kreun e grupit, Genti Xhixha. Të gjitha këto, megjithatë mbrëmë u detyruan të pranojnë.

Dhe pse pranuan? Se Gaz Bardhi u nxori dosjen hetimore të prokurorisë. Dhe ajo dosje ka dokumente të tmerrshme, ndaj dhe ata u përpoqën të justifikojnë se e kemi njohur, por nuk kemi marrë pjesë në ta. Olsi, njësoj si Edi u betua se ata që më njohin mua për çun të mirë, e dinë që nuk mund të merrem me atë punë. A nuk u thoshte Edi Rama shqiptarëve se unë dy metër burrë nuk mund të vjedh se nuk ka hajdut dy metër.

Këta janë kriminelë miqtë e mi. Hajdutët më të mëdhenj të Shqipërisë këta të dy janë. Dhe këta, ju garantoj se janë të gatshëm të shfarosin këtë vend për pasurimin e tyre kriminal. E votoj unë, thoshte Edi Ramën, se mezi po… Çfarë mezi po? I ka dhënë 37 mijë metër katror tokë për biznesin e tij, Edi Rama-Olsi Ramës. Këta e kanë Shqipërinë, çifligun e baballarëve të tyre. Këta nuk kanë normë as standard. Miq, po nuk i kapëm për zverku, këta nuk ikin kurrë. Këta nuk ikin kurrë”, tha Berisha.

berisha

Lini një Përgjigje