TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2024, 15:14

Ndërhyrja në serverat e PL-së, Meta: Kemi qenë shënjestër e Rilindjes, po ndjekim rrugën ligjore se mënyrat e tjera janë të lehta!

Shkruar nga Pamfleti

Ndërhyrja në serverat e PL-së, Meta: Kemi qenë

Kreu i PL-së, Ilir Meta njoftoi sot se ka bërë denoncim në polici në lidhje me rastin ku ai pretendon se disa persona, kanë grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike, një pajisje DVR (hard disc) si dhe në mënyrë të fshehtë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore, brenda selisë së partisë që ai drejton.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Ilri Meta u shpreh se nuk ka besim se autoritetet do të zgjidhin diçka duke qenë se sipas tij kontrollohen nga Rilindja.

Ai tha se në vijimësi PL ka qenë shënjestër e Rilindjes, duke u përpjekur të korruptojë apo “marrë peng” persona pranë kësaj partie. Meta u shpreh se momentalisht kanë zgjedhur të ndjekin rrugën ligjore, pasi sipas tij rrugën e tjera janë të lehta.

Nuk kemi shpresë të madhe sepse janë të kontrolluar nga Rilindja. Para disa ditësh po prezantoja sekretaren e re të PL dhe kur ishim në lidhje Live, lidhja nuk ekzistonte. Një orë e kaluam duke folur kot. Ishte hera e parë që ndodhte.

Pastaj u bulua se një kabull ishte këputur me pinca. Dje u konstatua një ndërhyrje që kishte ndodhur në 6 mars, që tregon një ndërhyrje në server. PL nuk ka patur roje natën prej disa muajsh, këtë nuk e dija.

PL ka qenë target gjithmonë i Rilindjes për të korruptuar apo marrë peng persona rreth meje. Duam të ndjekim rrugën ligjore. Rrugët e tjera i kemi të lehta”, tha ai.

Lini një Përgjigje