
Balla ka injoruar deklaratat e Ilir Metës përsa i përket procesit të anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste që i ka konsideruar si “një milion pemët e pyllit orbital në Tiranë, ku ka thënë se përgjigjen do ta marrë në rezultatet e zgjedhjeve të 2025- ës.
Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të fermerëve të luleshtrydhes në Kafaraj duke iu bashkuar shqetësimit të tyre.
Ndërkohë Balla ka injoruar deklaratat e kreut të PL-së, Ilir Meta, përsa i përket procesit të anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste që i ka konsideruar si “një milion pemët e pyllit orbital në Tiranë, ku ka thënë se përgjigjen do ta marrë në rezultatet e zgjedhjeve të 2025-ës.
Balla gjithashtu ka hedhur poshtë dhe deklaratat e kreut të demokratëve grekë Loverdhos i cili pas vizitës së Bejlerit në burgun e Fierit u shpreh se në Shqipëri nuk ekziston ligji dhe se vendi ynë nuk ka asnjë shans për tu pjesë e Bashkimit Europian.
“Është një keqardhje e madhe politizimi deri në këtë nivel i procesit gjyqësor dhe ju e dini fare mirë që ne nuk i komentojmë në asnjë rast vendimet e gjyqësorit pasi drejtësia e re kërkon mbështetje dhe do ua japim gjithmonë”, – ka thënë ndër të tjera Balla.
Këto deklarata Balla i ka bërë pas ceremonisë së rivitalizimit të bustit të futbollistit legjendar fierak Kujtim Majaci.
Lini një Përgjigje