TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Mars 2024, 08:40

Spartak Ngjela paralajmëron fundin e hidhur të Sali Berishës: Do të dënohet!

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela paralajmëron fundin e hidhur të Sali Berishës: Do
Spartak Ngjela

Ngjela po ashtu ka paralajmëruar fundit tragjik politik të Sali Berishës, ku tha se ish-kryeministri do të dënohet dhe do të largohet nga politika.

Avokati Spartak Ngjela ka treguar si mund të zgjidhet kriza në PD. Ngjela tha se e djathta ka nevojë për ide dhe njerëz të iluminuar.

Për avokatin bashkimi i të djathtës duhet të vijë nëpërmjet një kongresi. Ngjela po ashtu ka paralajmëruar fundit tragjik politik të Sali Berishës, ku tha se ish-kryeministri do të dënohet dhe do të largohet nga politika.

E djathta duhet të rigrupohet. Nuk ka ombrellë, është kongres. PD-ja duhet të bëjë kongresin e ribashkimit dhe të nxjerrë ekipin e vet. Me njerëz të iluminuar, por edhe shqiptarë nga diaspora me pozicione, atëherë edhe e merr pushtetin, por kështu lodhet kot. E djathta ka nevojë për ide. Nuk ka nevojë për lehje, ide. Idetë e çorientojnë opinionin publik sepse shumica e këtyre është kompakte. Unë e di se çfarë kam hequr për t’i mundur ata.

Shoqëria është e majtë, për arsye që dihen. Ne duhet që në këto momente, politikanët që janë në parlament dhe duan ndryshimin e gjendjes, duhet patjetër që të bëjnë këtë gjë, të bëjnë bashkimin. Bashkimi i të djathtës në një kongres. Ai e sjell gjendjen në një konkurrencë normale kundër socialistëve, se ata janë të pamposhtur. Kam biseduar me ekspertë të huaj, 17-18% del e djathta nga sondazhet.

Ata do ta bëjnë bashkimin sepse do të dënohet Berisha, e do të dalë nga politika. Por a do të kenë kohë? Unë jam avokat, nuk mund të jem për dënime, por e pashë akuzën. Është flagrancë. Do të dënohet, qoftë edhe me muaj. Ikën nga politika”, tha Ngjela.

spartak ngjela

Lini një Përgjigje