TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Mars 2024, 15:04

Balla i përgjigjet politikanit grek për Belerin: Keqardhje për deklaratat, të lëmë drejtësinë të veprojë

Shkruar nga Pamfleti

Balla i përgjigjet politikanit grek për Belerin: Keqardhje për

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së në Greqi, Andreas Loverdhos, i cili kërcënoi me bllokim të integrimit. Deklarata e këtij të fundit u bënë pasi vizitoi Belerin në burg.

Është një keqardhje e madhe politizimi deri në këtë nivel i procesit gjyqësor dhe ju e dini fare mirë që ne nuk i komentojmë asnjëherë vendimet e gjyqësorit. Nuk e kemi bërë këtë as për raste të kolegëve të mi, grupit parlamentar apo përfaqësuesve të PS, pasi ajo që duhet të kemi në vëmendjen është që  drejtësia e re kërkon mbështetje dhe duhet ua ofrojmë gjithmonë”, ka thënë Balla.

Beleri është dënuar me dy vite burg për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit. Këto deklarata Balla i ka bërë pas ceremonisë së rivitalizimit të bustit të futbollistit legjendar fierak Kujtim Majaci.

Lini një Përgjigje