TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Mars 2024, 17:37

Basha nis përgatitjet për të gjetur kandidatët për deputetë: Brenda majit, Kuvend programor

Shkruar nga Pamfleti

Basha nis përgatitjet për të gjetur kandidatët për

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka folur për situatën aktuale të opozitës si dhe përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Basha tha se do të nisë së shpejti evidentimi i kandidatëve për deputetë. Ai shtoi se PD brenda majit Partia Demokratike zyrtare do organizojë një Kuvend programor.

“PD do të nisë evidentimin e kandidatëve për deputetë. Brenda majit do organizojmë një Kuvend programor, ku do të shpalosim programin politik dhe qeverisës të PD-së”, u shpreh Basha.

I pyetur në lidhje me ndarjen mes demokratëve, Basha u shpreh se ka një Parti Demokratike dhe një pjesë që iu mbivendos interesave të demokratëve për një axhendë personale, duke iu referuar Rithemelimit.

Ai u shpreh se nuk mund të ketë bashkime mekanike, por bashkimi me PD ndodh përmes parimeve si reforma zgjedhore, qëndrimi ndaj drejtësisë dhe partneriteti me Perëndimin.

“Kemi një PD dhe një pjesë që iu mbivendos interesave të demokratëve për një axhendë personale. Dalja nga kjo situatë ndodh duke bashkuar forcat rreth interesit publik dhe atij të demokratëve. Nuk bëhet fjalë për bashkime mekanike. Bashkimi i PD bëhet përmes parimeve, reforma zgjedhore, qëndrimi ndaj drejtësisë dhe partneriteti me Perëndimin. Këtu jemi të hapur”, tha Basha në News 24.

lulzim basha

Lini një Përgjigje