
Gazment Bardhi sulmuar kreun e grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi, duke deklaruar se ka gënjyer një ditë më parë kur tha propozimi i emrave të anëtarëve të komisionit përfshirë dhe bashkëkryetarin, është çështje e partive politike.
Bardhi madje nxori shkresën duke treguar se anëtarët janë miratuar me propozime përkatëse.
“Çuçi gënjeu se propozimi i emrave të anëtarëve të komisionit përfshirë dhe bashkëkryetarin, është çështje e partive politike. Kam këtu shkresën sesi janë caktuar anëtarët aktualë.
Këtu thuhet; “Zonja kryetare e Kuvendit, gjeni në vijim propozimet e Grupit Parlamentar të PD për përbërjen e komisioneve të posaçme parlamentare, një komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore dhe janë 9 anëtarët”. Kjo është procedura parlamentare sesi plotësohen vakancat. Është çështje e deputetëve”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje