Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit.
Gjatë fjalës së tij Bardhi tha se revolta e deputetëve është për shkak i mosrespektimit të propozimit, për anëtarët në Reformën Zgjedhore.
Gjithashtu ai theksoi se çdo provokimi do t’i përgjigjen me mjete demokratike.
“Komisionet hetimore, 45 deputetë të opozitës kanë depozituar kërkesën në Kuvend për ngritjen e 3 komisioneve. Përbërja e Komisionet të Reformës Zgjedhore, prioritet për PD dhe mazhoranca duhet të heqë do të për diktimin se kush do jenë përfaqësuesit e PD. Edhe dje, kreu i grupit të PS gënjeu se propozimi i emrave të anëtarëve është çështje e partive politike. Kam këtu shkresën sesi janë caktuar anëtarët aktualë të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nikolla duhet të heqë dorë nga trajtimi i vetës si specialiste e protokolleve të Bashës. Nuk pranojmë provokime nga PS, nuk do ketë seancë normale”, tha ai.
Ndërsa për kërkesën e PS për përjashtimin e 7 deputetëve nga Kuvendi, ai tha se nuk do t’i njohin këto masa, duke i cilësuar si arbitrare.
“Nuk njohim përjashtime arbitrare, janë një tjetër hap për t’i mohuar të drejtat deputetëve të opozitës, shenjë arrogance. Të heqin dorë nga aktet e provokimit të opozitës. Po na nxisin drejt akteve ekstreme”, tha ai.
Lini një Përgjigje