TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2023, 13:27

Sherri me grushte në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës

Shkruar nga Pamfleti
Sherri me grushte në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 7
Sherri i djeshëm në Parlament

Pas sherrit të djeshë në Kuvend, mësohet se grupi parlamentar të Partisë Socialiste  do të kërkojë përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës pas sherrit të së hënës pasdite në Parlament, ku pati edhe përleshje fizike.

Të hënën, deputeti Bledion Nallbati u përjashtua nga seanca pasi tentoi të godiste me grusht deputetin socialist, Vullnet Sinaj, teksa ky i fundit po mbante fjalën e tij. “Nuk ia vlen që të merremi me diçka që nuk nderon askënd”, tha Nallbati një ditë më pas duke komentuar episodin e shëmtuar.

Sherr pas 9 vitesh, deputetët përplasen fizikisht në sallën e parlamentit

Ky konflikt politik nuk është një rrufe në qiell të pastër pasi prej javësh kërkesa e grupit të PD-së hidhen poshtë nga socialistët, të cilët njoftuan se do të kenë sërish të njëjtën qasje.

Seanca e radhës plenare është parashikuar ditën e enjte, teksa palët politike vijojnë strategjinë e tyre, opozita bllokadën parlamentare, ndërsa mazhoranca miratimin e aktive pa diskutime.

 

sherri në kuvend pd ps

Lini një Përgjigje