Ditën e sotme Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konference për mediat u shpreh se javët e fundit nuk ka qenë aktiv për shkak të disa problemeve me shëndetit, por që tani i ka zgjidhur.
“Për arsye personale, të disa çështjeve të shëndetit që i kisha lënë pas dore, nuk jam angazhuar, aq sa edhe ju jeni shqetësuar” tha ai.
Më pas Ilir Meta i ka dalë në mbrojtje Sali Berishës në çështjen e hetimit të aferës së ish kompleksit Partizani duke akuzuar Ramën se ka kapur drejtësinë.
“Sa i takon qëndrimeve ndaj zotit Berisha nga ana e prokurorëve të SPAK apo të përfaqësuesve të gjykatave dua të shpreh keqardhjen për këtë shitje që nuk është e papritur të ashtuquajturës drejtësi të re, anashkalon parlamentin, mbi Kushtetutën dhe konventat europiane.
Është aktakuzë që është bërë në kongresin e PS-së nga Edi Rama. Aktakuzë e diktuar prej tij"
Lini një Përgjigje