TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2023, 11:13

Hetimi i SPAK për Berishën, Meta 'bëhet i gjallë': Drejtësia e re ka rrëshqitur

Shkruar nga Pamfleti
Hetimi i SPAK për Berishën, Meta 'bëhet i gjallë':
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat pas disa ditëve në heshtje, ku është pyetur nga gazetarët për hetimin e SPAK për Berishës dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin.

Meta i ka cilësuar akuzat e SPAK si një rrëshqitje të drejtësisë së re.

“Sa i takon qëndrimeve ndaj zotit Berisha nga ana e prokurorëve të SPAK apo të përfaqësuesve të gjykatave dua të shpreh keqardhjen për këtë shitje që nuk është e papritur të ashtuquajturës drejtësi të re, anashkalon parlamentin, mbi Kushtetutën dhe konventat europiane.', tha Meta.

 

ilir meta

Lini një Përgjigje