Lufta për influencë mes ish-it të Shëndetësisë dhe asaj që luan fijet e marionetës së emëruar në shtator, ka degjeneruar edhe në sherr për flokësh dhe fjalor banal...
Ka plasur keq brenda në qeveri. Ndërkohë që Edi Rama ka ngritur një kabinet me shkallë hierarkie, ku në secilin kat ka caktuar një emër dominues; të preferuarat e tij kanë nisur luftën. Gjatë kohës që "Skënderbeu" po vret mendjen se kë do dërgojë në burg dhe si do ti shpëtojë vetë prangave, konkubinat zihen për flokësh.
Një nga surprizat e dala nga ndryshimet e shtatorit është edhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu. Njohëse shume e mirë e administratës, pasi i shërbeu për më shumë se 7 vjet Edi Ramës duke hequr dhe vënë vendime sipas interesit të momentit dhe partisë, me ndikimin e drejtëpërdrejtë të zv/Kryeministres; Albana zuri vendin e Ogerta Manastirliut. De jure ajo është koka e re e shëndetësisë me dosjet sa një ‘mullar’ në SPAK, prej nga pritet të dalin urdhër-arreste të reja ndërsa de facto, Albana është vetëm një vegël e Belës së famshme të Energjetikës, që nuk ka Zot, qiell as tokë që ia mbush barkun dhe ia pret oreksin për para dhe pushtet.
Pikërisht këtu ka nisur edhe sherri dhe sipas fjalëve që qarkullojnë korridoreve të Kryeministrisë, lufta për influencë mes ish-it të Shëndetësisë dhe asaj që luan fijet e marionetës së emëruar në shtator, ka degjeneruar edhe në sherr për flokësh, gjuajtje dhe fjalor banal publik.
Për ta shpjeguar më mirë: Ogerta nuk e priste të lëvizte nga pozicioni i ministres së Shëndetësisë. Prej 9 vjetësh në sistemin shëndetësor, ajo kishte instaluar njerëzit e vet në çdo post drejtues dhe e vilte aq mirë e bukur shëndetësinë sa e kishte zor të lëvizte prej andej.
Nga ana tjetër, Bela që ka instaluar një pushtet të pakushtëzuar tek Edi Rama, kishte kohë që punonte të shtrinte tentakulat edhe në sektorin aq të lakmuar të Shëndetësisë. Këtë, ‘Shtriga’ me më shumë pushtet e Ramës nuk e bën vetëm për para. Mbi të sundon edhe egoja. Një Ogerta që bën si ia do qejfi në qeveri nuk është në planet e punës së Belës.
Prandaj u zgjodh Albana Koçiu. Pa asnjë të dhënë politike përveç bindjes së plotë dhe të verbër dhe premtimit për t’i shërbyer deri në pikën e fundit të gjakut, Belës.
Por a mund ta lëshojë kaq kollaj Ogerta Shëndetësinë? Jo që jo! Njerëzit e saj janë të shpërndarë si oktapodë në çdo cep të institucioneve shëndetësore në Shqipëri. Ata punojnë për Ogertën dhe grushtin e ngrenë për Belën dhe gjatë kësaj kohe, Albana tund kokën herë majtas e herë djathtas, pa kuptuar asgjë se çfarë është Shëndetësia dhe mbi ç'plan pune duhet të investohet.
Situata e "tradhtarëve" që akoma çojnë zarfin tek Ogerta është marrë vesh dhe kjo ka shkaktuar një tërmet të vërtetë.
Në një nga mbledhjet e fundit të Qeverisë, thonë se Bela e ka kërcënuar hapur Ogertën dhe sherri i nisur ne tryezën ovale është transferuar edhe në korridore ku ministreshat kanë dhënë një spektakël të vërtetë. Përveç fjalorit të larmishëm banal, sherri ka degjeneruar edhe me shkulje flokësh.
Në të tilla situata, dihet se Babloku kënaqet shumë. Përveç tifozllëkut për Belën, ai ka vënë një bast edhe për Ogertën. Në rast se kjo e fundit rreh të parën, ajo do të ketë një shpërblim. Dhe ndërsa dy "gladiatoret" janë në fushë me armët ngrehur, ministresha e re e Shëndetësisë, thonë se shkon nëpër spitale dhe ngaqë nuk e ka idenë se çfarë bëhet aty, merr vrapin të përqafojë çdo roje objekti që i del përpara./Pamfleti
Lini një Përgjigje