
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat, duke shuar aludimet se ai nuk ndodhet në Shqipëri pas lajmeve të fundit në lidhje me hetimin e tij nga SPAK.
Meta gjithashtu është ndaluar dhe te projektligji për prefektin, ku tha se është shembull i kapjes së shtetit dhe se e kundërshton.
Gjatë fjalë së tij, Meta u shpreh kundër projektligjit që i jep më shumë kompetenca prefektëve. Ai tha se po centralizohet pushteti në duart e Ramës.
“Është super centralizimi i pushtetit abuziv në duart e Edi Ramës, ai që nuk e lejon Shqipërinë të ngrejë kokë.
E kundërshtojmë fuqimisht, iniciativën e re ligjore të Edi Ramës për ti dhënë fuqi më të mëdha ekzekutive Prefektëve, pra të emëruarve të Edi Ramës, mbi pushtetin vendor.
Pasi rrëmbeu shumicën e kompetencave të pushtetit lokal, Edi Rama miraton këtë ligj, që shkon kundër ligjit të veqeverisjes vendore, duke cënuar autonominë e organeve të pushtetit vendor që burojnë vetëm nga vota e sovranit dhe nuk mundet kurrësesi të jenë skllave të kryeministrit dhe mazhorancës parlamentare.
Kjo është përpjekja e fundit për të rrëmbyer tërësisht pushtetin vendor në duart e qeverisë dhe shkatërruar vullnetin e qytetarëve”, tha Meta.
Lini një Përgjigje