TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2023, 12:25

Plas sherri te Komisioni i Ligjeve, Bledion Nallbati përplaset me Klotilda Bushkën: O ti zonjë më jep fjalën

Shkruar nga Pamfleti
Plas sherri te Komisioni i Ligjeve, Bledion Nallbati përplaset me Klotilda
Sherri te Komisioni i Ligjeve

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut është shoqëruar me debate mes Klotilda Bushkës dhe Bledion Nallbatit.

Deputetet e Rithemelimit  në Komisionin e Ligjeve akuzuan kryetaren Klotilda Bushka se ka shkelur Rregulloren me përjashtimin e deputetëve. Për këtë arsye, nuk kanë lejuar zhvillimin normal të mbledhjes së Komisionit, duke mos lejuar përfaqësuesit e Qeverisë që të flasin dhe as deputetët e Partisë Socialiste.

Përplasja erdhi pasi deputetët e PD-së kërkonin fjalën e tyre në komision. Bushka u është drejtuar këtyre të fundit që të kërkojnë falje për veprimin e kryer ditën e djeshme në seancë e më pas do të flasin.

Në këtë moment ka ndërhyrë Blejdion Nallbati i cili dje goditi me grusht deputetin socialist por Bushka nuk ia dha dhe mbylli mbledhjen për 5 minuta.

Pjesë nga debati:

Korreshi: Si kryetare e Komisionit të ligjeve ke kaluar tek antiligjore. Ke krijuar një komision ndryshe. Na keni hequr 10 ditë pune e as nuk na keni thirrur.

Si mundet të ndryshosh rregulloren dhe të njoftosh 12 minuta para. Na dërgon mesazh unë anëtar i sekretariatit të etikës njoftohem 12 minuta para dhe nuk vjen as materiale. Le që byronë… A jemi një m.. komision ligjesh apo çfarë jemi.

Bushka: Të tërheq vëmendjen. Mu drejto me ju dhe mos mu drejto me ‘Ti’. Kujdes etikën, ta ndërpres fjalën se nuk është çështje procedure.

Korreshi: Është për procedurë, ke shkelur ligjin

Bushka: Ndërpritet fjala. Nuk e ke për procedurë, Hajde në mbledhjen e sekretariatit të etikës 

Korreshi: Fare, do flas…

Bushka: Këtë revanshin e ulërimës, ndërprerjes gjuhës së urrejtjes përdoreni atje ku ju ecën, jo në kuvend.

Gazment Bardhi: Përjashtuat 23 deputetë

Bushka: Mendova se do të kërkonit falje për sjelljet e dhunës. Ky është fundi i parlamentarizmit. Mendova se do të kërkonit falje. Do të distancoheshit nga aktet e dhunës.

Nallbati: Më jep fjalën. O ti zonjë më jep fjalën se fole për mua

Bushka: Keni prekur fundin. Jo nuk ua jap nëse nuk kërkoni falje për aktin që bëtë

Bushka: Ndërpritet seanca

Kaosi në Kuvend ditën e djeshme

Deputetët u kthyen në seancë plenare pas një jave në terren me zgjedhësit dhe konfliktet ndërmjet tyre tentuan t’i zgjidhnin e stilin e rrugës.

Opozita u paraqit në sallën e seancave plenare me objektivin e qartë, moslejimin e punimeve, ndërsa mazhoranca tentoi të tregonte autoritetin e saj duke bërë menefregisten përballë veprimeve të opozitës.

Por, situata u nxeh së tepërmi çka e dëshmoi edhe grushti që Bledion Nallbati i Partisë Demokratike i lëshoi Vullnet Sinës të PS.

Ato që nuk i thanë në seancë plenare, opozitarët zgjodhën që t’i thoshin në oborrin e parlamentit.

Gazmend Bardhi pasi lexoi fjalimin e përgatitur e amnistoi aktin e kolegut të tij demokrat.

Mazhoranca nga ana e saj, ndonëse e pësoi fizikisht aksionin e opozitës, lajmëroi përjashtimin e demokratëve që u përfshinë në pengimin e seancës plenare.

Ky konflikt politik nuk është një rrufe në qiell të pastër pasi prej javësh kërkesa e grupit të PD-së hidhen poshtë nga socialistët, të cilët njoftuan se do të kenë sërish të njëjtën qasje.

Seanca e radhës plenare është parashikuar ditën e enjte, teksa palët politike vijojnë strategjinë e tyre, opozita bllokadën parlamentare, ndërsa mazhoranca miratimin e aktive pa diskutime.

sherri te komisioni i ligjeve bledion nallbati

Lini një Përgjigje