TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2023, 12:36

'A jemi një m.. komision ligjesh apo çfarë jemi?', pas Nallbatit, Korreshi debat me Klotilda Bushkën

Shkruar nga Pamfleti

'A jemi një m.. komision ligjesh apo çfarë jemi?',

Deputetet e Rithemelimit në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme kanë akuzuar kryetaren Klotilda Bushka se ka shkelur Rregulloren me përjashtimin e deputetëve.

Për këtë arsye, nuk kanë lejuar zhvillimin normal të mbledhjes së Komisionit paraditen e sotme.

Pjesë nga debati i Saimir Korreshit dhe Klotilda Bushkës.

Saimir Korreshi: Si kryetare e Komisionit të ligjeve ke kaluar tek antiligjore. Ke krijuar një komision ndryshe. Na keni hequr 10 ditë pune e as nuk na keni thirrur. Si mundet të ndryshosh rregulloren dhe të njoftosh 12 minuta para. Na dërgon mesazh unë anëtar i sekretariatit të etikës njoftohem 12 minuta para dhe nuk vjen as materiale. Le që byronë… A jemi një m.. komision ligjesh apo çfarë jemi.

Klotilda Bushka: Të tërheq vëmendjen. Mu drejto me ju dhe mos mu drejto me ‘Ti’

 Saimir Korreshi: Është për procedurë ke shkelur ligjin

 

korreshi ligjet debat

Lini një Përgjigje