TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 18:39

Rama prezanton sekretariatin e ri, u jep poste Kushit, Ardian Çelës, Romina Kukos dhe Ekonomit

Shkruar nga Pamfleti

Rama prezanton sekretariatin e ri, u jep poste Kushit, Ardian Çelës,

Në përfundim të fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama bëri publik emrat e sekretarëve të rinj të Partisë Socialiste.

Ai gjithashtu njoftoi se në fillim të Tetorit do të mbahet Kongresi i Jashtëzakonshëm duke shtuar se lidershipi i ri i partisë do të paraqesë propozimet aty.

Na duhet një diskutim gjithëpërfshirës, shterues dhe mobilizues prandaj dhe unë propozoj si fillim asamblesë thirrjen në fillim të tetorit kongresin e jashtëzakonshëm, ku qeveria nga njëra anë dhe lidershipi i ri i partisë të paraqesë platformat e tyre të veprimit dhe pastaj gjërat shtrohen në një diskutim dhe të vihen në zbatim në të gjitha nivelet e qeverisë dhe të partisë”, tha kryeministri Rama.

Ndryshimet në strukturën e sekretariatit të PS-së:

Sekretar i Organizimit, Ardian Çela

Sekretare e Gruas, Evis Kushi

Sekretare e Programit, Milva Ikonomi

Sekretar i Burimeve Njerëzore, Eduar Ndreca

Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë, Romnina Kuko

Sekretar i Çështjeve Zgjedhore, Eridjan Salianji

rama ndryshimet sekretariat

Lini një Përgjigje