TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 17:49

“Analistë e ekspertë u fryjnë në vesh fqinjëve”, Rama i përgjigjet Athinës nga Asambleja e PS-së: Drejtësia ka folur për Belerin, s’ka më debat!

Shkruar nga Pamfleti

“Analistë e ekspertë u fryjnë në vesh

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës tij në Asamblenë e PS, nuk la pa përmendur çështjen e Fredi Belerit dhe marrëdhëniet e tensionuar me palën greke lidhur me rastin.

Duke marrë shkas nga reagimet e fundit të palës greke, Rama e bëri të qartë se fjala e drejtësisë lidhur me çështjen e Belerit është përfundimtare dhe se nuk do të ketë asnjë lloj presioni apo ndikimit ndaj saj. 

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se qeveria greke duhet të respektojë institucione e drejtësisë shqiptare dhe vendimet e tyre, teksa shtoi se nuk do ta diskutojë më këtë çështje me palën greke e cila nuk pranon asnjë lloj argumenti.

Rama nuk la mënjanë as 'analistët dhe ekspertët' shqiptar të cilët mbrojnë nëpër studio televizive retorikën e Greqisë dhe Fredi Belerit.

"Arsyeja se përse u zgjata për turizmin ka të bëjë me faktin se ky momentum i këtij sektori ka të bëjë me një poshim të madh që askush se mohon që Shqipëria është ngritur në një nivel tjetër. Të gjitha këto do të jenë një stimul për të bërë më shumë nesër dhe jo një stimul për të fjetur mbi dafina. Impakt kanë pasur organet e reja të drejtësisë. Mbledhjen e shkuar iu fola troç me dyer të mbyllura. Dhe u thashë që nuk do të rresht së përsërituri disa gjëra.

Shikoj me kujdes se ç'a po diskutohet sot mes nesh dhe Greqisë, se çfarë pala greke po kërkon prej nesh. Pala greke nuk dëgjon asnjë argument por vetëm këmbëngul. Duhet ta zgjidh siç e mendojnë ata një çështje që organet e reja të drejtësisë kanë marrë vendimet e tyre dhe kanë dhënë vendimet e tyre. S’dua të përsëris çfarë kam thënë për çështjen. S’kemi asnjë debat real për të zhvilluar me palën greke për çështjen e drejtësisë. Kjo qasje e palës greke tregon se raporti i përmbysur i pushtetit tonë politik me drejtësinë po kalon përmes një sprove shumë të fortë. Qasja jonë është e re në historinë e pushteti politik. Për të mos u përzier në punët e organeve të drejtësisë por për ti mbështetur dhe inkurajuar ato pa kushte, në veprimtarinë e tyre agresive kundër korrupsionit krimit të organizuar është një qasje që bie ndesh shumë brutalisht me historinë e tmerrshme të një historie 100 vjeçare.

Ajo histori i ka mësuar njerëzit brez pas brezi. Shumë mendojnë se pushteti politike tërheq prej hunde pushtetin gjyqësor. Sipas këtij mësimi të vjetër ky i fundit fishkëllen penalltinë e shkeljes së ligjit dhe sipas interesit të skuadrës dhe karriges së vetë e gjuan vetë topin e drejtësisë. Shkurt muhabeti mësimi është bëni si themi ne mos bëni si bëjmë ne. Kështu mendojnë edhe ata që u fryjnë në vesh fqinjëve grekë nga larg dhe nga afër, qofshin politikanë me foltore dinjiteti apo me mikrofonë, analistë, ekspertë ligjorë, avokatë të një të arrestuari në flagrancë për blerje votash të cilit i kanë marrë në administrim edhe faqen në facebook ku postojnë për hesat të tyre letrat e tij nga qeveria dhe shkruajnë se ai ndjehet si thoi i një luani. Këta shqipfolësit janë të tërë në të drejtën e tyre, grekët po se po, po këta që ta abuzojnë lirinë e shprehjes sa të kenë fuqi", tha Rama.

rama Çështja beleri

Lini një Përgjigje