TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 17:31

“S’lënë pisllëk pa nxjerr nga goja”, Rama “thumbon” opozitën nga Asambleja: Për Shqipërinë flasin keq vetëm ata që e duan të vdekur PS-në

Shkruar nga Pamfleti

“S’lënë pisllëk pa nxjerr nga goja”, Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij  në Asamblenë e PS, teksa theksoi se Shqipëria është futur në hartën turistike të Europës, nuk la pa thumbuar edhe opozitën.

Rama tha se bukuria e Shqipërisë admirohet nga miliona turistë në mbarë botën, por sipas tij të vetmit që janë të verbuar dhe nuk shohin asgjë, janë ata që duan të vdekur PS-në, duke ju referuar kështu opozitës dhe akuzave të saj.

Duke i quajtur ata si shqipfolësit pa din e pa imam, ai tha se ky grup njerëzish s'lënë pisllëk pa nxjerrë nga goja për Shqipërinë. 

Miliona e miliona turistë nga tërë Europa vijnë të buzëqeshur, habiten që në kaq pak territor gjejnë bukuri të larmishme dhe thonë se duam të kthehemi përsëri. Gjejnë siguri mbresëlënëse në këtë vend. Vetëm ata që na duan të vdekur mua bashkë me këtë forcë udhëheqëse të Shqipërisë europiane nuk lënë pisllëk pa nxjerrë nga goja.

Për Shqipërinë dhe kryeqytetin e saj flasin keq vetëm shqipfolësit pa din e pa imam të këtij vendi që na duan mua dhe këtë parti të vdekur. Po i nxijnë jetën shqiptarëve dhe po i lënë pa gojë të huajt. Realiteti i të tashmes është ku e ku më i mirë se ai i të djeshmes. Korrigjimi i të tashmes është arsyeja e forcës tonë politike. Domosdoshmëria që duhet ta ushqejë organizmin tonë politik dhe qeverisës", tha Rama. 

Lini një Përgjigje