TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 17:16

Rama u "tërheq veshin” të vetëve: Të korrigjojmë gabimet e së tashmes, duhen masa për turizmin

Shkruar nga Pamfleti

Rama u "tërheq veshin” të vetëve: Të

Kryeministri ka kërkuar nga të vetët që të bëjnë më shumë sa i takon turizmit.

Duke folur në Asamblenë e PS, Rama u ndal te turizmi, duke u mburrur me fluksin e madh të vizitorëve. Ai kërkoi që të korrigjohen gabimet e së shkuarës dhe të punohet më fort.

Ta ngulisim në kokë se korrigjimi i së tashmes është arsyeja e ekzistencës sonë politike. Domosdoshmëri që duhet ta ushqejmë pa pushim është organizimi jonë politik dhe qeverisës. Për shembull korrigjimi i të tashmes së Maldiveve të Evropës, siç na quajtën të huajt që deri dje na quanin shpella e Evropës. askush Nuk duhet të mbyllen sytë para problemeve. Janë shumë si infrastruktura e Ksamilit, e me radhë në disa pika të tjera. Nga Lezha e Shkodra, deri në Durrës dhe Sarandë. Korrigjimi i së tashmes kërkon që askush prej nesh të mos i mbyllë hundët përpara gropave septike të jo pak hoteleve përgjatë bregdetit. Kjo forcë qeverisëse të mos mbyllë sytë përballë kërkesës për shërbime cilësore krahë pune”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje