TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 16:18

“Po mos rri kështu, qesh pak”, zbulohet debati i plotë mes Bashës dhe Bardhit në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

“Po mos rri kështu, qesh pak”, zbulohet debati i plotë mes

Zbardhen debati mes Lulzim Bashës dhe Gazmet Bardhit sot në Kuvend. Në nisje të seancës pati një debat mes tyre, duke qenë se Bardhi dhe Basha janë të ulur afër njëri-tjetrit.

Fillimisht ka qenë Basha ai që ftoi në kafe deputetin Bardhi, mirëpo ky i fundit e refuzoi e madje i tha se nuk është hipokrit.

Më tej, Basha e krahasoi Bardhin me Berishën, por nuk mbeti pa përgjigje. Bardhi i tha se veprimi për të çuar shkresën ku thuhet se ishte kryetar grupi, ishte hipokrizi.

Replikat:

Basha: Do pijmë një kafe pas seancës?

Bardhi: Çfarë të themi? Unë nuk jam hipokrit, ato që kam patur t’ i kam thënë publikisht.

Basha: Po mos rri kështu, qesh pak

Bardhi: Të thashë edhe një herë, nuk jam hipokrit si ti që të qesh. Unë e marr seriozisht atë qe bëj.

Basha: Po bëhesh si ky që po flet (po fliste berisha)

Bardhi: Si ai je bërë ti, ti kujton se jemi të gjithë si kjo (tregon nje deputete që mbështet Bashën). Nuk e bën dot me mua, une të hedh zgupthi.

Basha: Po dil fol si kryetar grupi ti

Bardhi: Kjo është hipokrizi, ke çuar shkresën dhe më thua të flas si kryetar grupi.

Ndërhyn Tabaku: Mos e bëni këtu debatin se po tërheqim vëmendjen.

(I Drejtohet Bashës): Po shkresën pse e çove? E ke çuar dhe statutin në gjykatë?

Basha: Nuk e di, nuk po merrem unë me këtë.

Lini një Përgjigje