TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 16:15

Protestat për ndërprerjen e punimeve në gurore, banorët e Tropojës kallëzojnë në SPAK kryebashkiakun Rexhë Byberi

Shkruar nga Pamfleti

Protestat për ndërprerjen e punimeve në gurore, banorët e

Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi është kallëzuar penalisht në SPAK.

Burime për mediat bëjnë me dije se Byberi akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ dhe favorizim të familjarëve.

Sipas banorëve të zonës, krybashkiaku i Tropojës ka favorizuar kushërinjtë e tij në shkelje të hapur të ligjit për konfliktin e interesit.

“Ne kallëzuesit jemi banorë të Bashkisë Tropojë, ku po bëjmë rreth 3 vjet që sorollatemi nga kryetari i bashkisë Rexhe Byberi duke mos gjetur zgjidhje. Kryetari i bashkisë Tropojë Rexhe Byberi është i përfshirë në  aktivitete kriminale, dhe për këtë arsye jemi duke bërë këtë kallzim  ku e akuzojmë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penale  dhe për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”. Këtë aktivitet kriminal ky kryetar bashkie e ushtron me djemtë e xhaxhait të tij ku një prej tyre është dhe i kallzuari prej nesh Avni Byberi, akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv  i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” të parashikuar nga neni 287 i K.Penal.”, thuhet në denoncimin e banorëve.

Kujtojmë se më herët banorët e Fierzës në Tropojë kanë protestuar disa herë duke bllokuar edhe aksin nacional Firzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri. Bllokimi i rrugës ka ardhur për shkak të kërkesave të banorëve që kanë ndaj institucioneve për të bllokuar punën në guroret dhe ndalimin e ndërtimit të një fabrike bitumi që po ndërtohet anës këtij aksi.

Gurorja është në pronësi të kushëririt të kryebashkiakut Rexhë Byberit, Avni Byberi. Sipas tyre, puna në gurore sjell shumë problematika me mjedisin por jo vetëm. Banorët kanë ngritur pretendimet se këto subjekte po shkatërrojnë habitatin natyror të bjeshkëve, turizmin malor, ndotjen e ujit të pijshëm dhe vështirësojnë jetesën e tyre.

 

spak gurore tropoje rexhe byberi

Lini një Përgjigje